AktualitetTë fundit

Prokuroria e Tiranës pushon hetimet ndaj ish-deputetit Gledion Rehovica

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet ndaj ish-deputetit Gledion Rehovica.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, ish-deputeti Rehovica nuk ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.

Ndërkohë ish-deputeti Rehovica kërkon rikthimin e mandatit.

Më 5 janar 2018 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e kishte fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.

 

Fraksion.com