AktualitetPolitikëTë fundit

“Kujt ia mbajnë gjunjët të përballet”, Kryemadhi: Rama s’e do PS

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha sot nga foltorja se ministrat e rinj janë vazhdim i supermenit Gjushi, e supermenit Bajra, Avdulaj etj.

Ajo tha se parlamenti është arenë dhe të gjithë janë gladiatorë e gladiatorë dhe kujt i mbajnë gjunjët le të përballet.

Kryetarja e LSI-së mori në mbrojtje socialistët dhe tha se ministret e reja mund të kishin dalë në terren ashtu si gratë e PS.

“Në fakt ajo që të bën përshtypje është që për hir të së vërtetës kemi një vit e gjysmë që ne e deklarojmë edhe më shumë por ka më se 1 muaj e gjysmë që SHBA-të me institucionin e tyre zyrtar mediatik Zërin e Amerikës dalin qartë se si votat e një maxhorance të inkriminuar kanë ardhur në parlament me para të drogës dhe krimit të organizuar. Këta që janë këtu mbrapa me ndonjë përjashtim të vogël, socialist them ndërsa pjesa tjetër nuk është gjë tjetër veçse janë vazhdimësia e supermenit Gjushi, e akullores, e supermenit Bajra, Avdylaj e çdo gjë tjetër. Kjo viktima këtu që vjen nga biznes i mesëm, e cila për hir të së vërtetës nëse familjes së saj i ka rënë në qafë drejtorja e tatimeve por vjen këtu edhe të mbulojë mashtrimet e shefit të saj që për hir të së vërtetës kishte bërë pak zhvillim, se deri dje vinte me çorape. Kjo zonja këtu duhet të kuptojë shumë mirë se banka e shtetit të Singaporit që ka falimentuar nuk mund të shpëtosh dot transaksionet e shefit tënd që të sakrifikosh fëmijët e tu për Edi Ramën. Nëse po dashuria jote për të i kaloka të gjitha hapësirat njerëzore.

Për të qenë më të kthjellët për të gjithë, ne në fakt duhet të sjellim një model tjetër për këtë kemi luftuar që të jemi të barabarta e të mos kemi kompleks. Në momentin që kemi ardhur në këtë arenë jemi gladiatorë e gladiatorë, kujt ia mbajnë gjunjët le të përballet. Kur të dalin dhe këto të mbledhin vota si gratë socialiste, atëherë po ke të drejtë të flasësh për to. Ne duhet të kemi sjellje tjetër jo si të drogaxhinjve e kriminelëve. Sepse do të përballemi çdo ditë e më shumë me problemet.  E problemet nuk janë probleme politike, janë probleme për të ardhmen”, deklaroi Kryemadhi.

Ajo pretendoi se njerëzit e ri që vijnë në parlament vijnë për të shkatërruar PS. Nuk mungoi një replikë me kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, të cilit i tha se mund të ishte ai ministër.

“Njerëz që vijnë këtu dhe të shkatërrojnë parti politike, kushdoqofshin ato, të mëdha apo të vogla që janë asete për jetën politike shqiptare dhe unë them pse nuk paska socialistë që kanë mbaruar shkollat jashtë për të qenë ministra. Sa të duash ka dhe nga grupi juaj parlamentar.

Kryemadhi dhe ju drejtua Ballës, “Ti i pari mund të ishe ministër. Do isha shumë krenare që të ishe ti edhe me problemet që ke ti. Sepse je një socialist që në kohën e Nanos. Por ai nuk ju do ju sepse ai nuk do shtëpinë e vet jo ju. Ai e do PS për ta përdorur dhe për të pastruar paratë e veta. Për të rimbledhur paratë e tij, të cilat i kanë humbur. Ai nuk mund t’ju dojë ju se nuk jeni standardi i tij. Ju nuk jeni si ai, jeni demode, ai është njeri modern. Ju nuk lexoni libra. Ju nuk jeni si ai, sepse ai është artist, me koncept të hapur, ju jeni fshatarë. Ky është koncepti i tij që ka për PS”, deklaroi Kryemadhi.

Fraksion.com