Biseda me Shtëpinë e Bardhë, Rama zbardh telefonatën
Kryeministri Edi Rama ka informuar për telefonatën që ka zhvilluar me Shtëpinë e Bardhë për të cilën foli edhe në parlament.
Detajet e saj i ka dhënë vetë shefi i ekzekutivit përmes Twitter, ku shkruan se fokusi ka qenë Ballkani dhe një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.
Për keto tema, Rama shkruan se ka biseduar në telefon me këshilltarin John R. Bolton, i cili e ka falenderuar në emër të Presidentit Donald Trump.
“Bisedë me Shtëpinë e Bardhë. Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik. Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falënderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë🇦🇱🤝”, shkruan Rama.
Fraksion.com