Aksident i frikshëm në Vlorë: Drejtori i mjedisit përplas 11 makina (Video)
Aksident i frikshëm në rrugën Transballkanike në Vlorë. Një automjet tip “Benz” me targa AA 272 RB ka dalë nga rruga duke u përplasur me disa automjete të tjera të parkuara në zonë.
Si pasojë në aksident janë përfshirë rreth 11 automjete, ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit tip “Benz”.
Mësohet se në timonin e makinës tip “Benz” me targa AA272RB që mori para 10 mjete të tjera në parkim ka qenë kreu i Agjencisë së Mjedisit në Vlorë Kreshnik Lilaj.
Ai ndodhet në spitalin Rajonal të Vlorës jashtë rrezikut për jetën ndërsa akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit. Sipas informacioneve nga policia, Lilaj ka qenë nën efektin e alkoolit në normën 0.7 nga 0.2 që duhet te jetë normalja.
Ndërkohë kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur automjeti në lëvizje merr para makinat e parkuara.
Në video dëgjohet momenti i fortë i përplasjes dhe zhurma e frenave.
Fraksion.com