Sikur mekaniku boshnjak të shitej si infermier në Gjermani
Mashtrimi me çertifikatat e infermierëve në Bosnje-Hercegovinë ka shkaktuar reagime të mëdha në këtë vend. Ndërkohë janë informuaredhe qendrat gjermane të njohjes së diplomave.
Gazetari i Journal, Avdo Avdiq thotë se “prej vitesh opinioni publik në Bosnje-Hercegovinë e di pak a shumë, që mund të sigurosh çertifikata kualifkimi profesional në këtë mënyrë. Por me sa duket mungonte dikush që guxonte ta bënte këtë. Me këtë fushatë, gazetarët investigativë boshnjakë donin të tërhiqnin vëmendjen për një problem masiv në Bosnje-Hercegovinë. Sipas informacionit tonë, thotë gazetari Avdo Avdiç janë në qarkullim 5.000 çertifikata të tilla të fallsifikuara, jo vetëm për personel mjekësor.
Investigimi i gazetarëve boshnjakë shkaktoi valë të mëdha reagimi në Bosnje-Hercegovinë. Pasojat nuk vonuan: Kështu do të kontrollohen të gjitha diplomat arsimore të të gjithë parlamentit. Sipas drejtuesit të administratës së parlamentit, Kenan Vehabovic pritet vetëm drita jeshile e entit për mbrojtjen e të dhënave. “Presim që shumë shpejt të kemi pozicinimin e entit për mbrojtjen e të dhënave që të fillojmë me verifikimin.”
Gazetari Avdo Avdiç është kritik dhe thotë, se ky hap nuk do të sjellë gjë, kështu mund të identifikohen vetëm çertifikatat e fallsifikuara, por jo çertifikata origjinale të blera. Këtu duhet të zbulohen mekanizmat e mashtrimit dhe të ketë ndjekje penale. Por prokuroria nuk ndërmerr gati asgjë, thekson Avdic. “Kur patëm idenë për këtë histori, fillimisht bëmë disa hulumtime. Kur i kishim mbledhur të gjitha dokumentet e duhura, arritëm në përfundimin, se ato i ishin dorëzuar prokurorisë që në shtator. Ajo duhej të kishte filluar ndërkohë hetimet.
Sipas Raportit të Migrimit të publikuar së fundmi në vitin 2016 dhe 2017 më shumë se 50.000 qytetarë nga Bosnje-Hercegovina kanë emigruar në Gjermani. Shumë prej tyre kanë gjetur në punë në profesionet, ku ka mungesë të fuqisë punëtore, përfshirë këtu edhe shëndetësinë. Çertifikatat duhet të njihen në Gjermani, përgjegjëse për këtë janë landet përkatëse. Në raste të paqarta pyetet Qendra për Diplomat e Huaja e Konferencës së Ministrave gjermanë të Kulturës (kultura në Gjermani është çështje e landeve). Me kërkesë të landeve ajo verifikon dhe jep ekspertiza për çertifikata të lëshuara në institucionet e huaja. E pyetur nga Zyra e Europës Juglindore të ARD-së, kjo qendër përgjigjet se rastet e çertifikatave nga Bosnje-Hercegovina janë të njohura, qendrat e landeve janë informuar për këtë.
Avdo Adviç thotë se do të jetë e vështirë t’i jepte fund këtij mashtrimi, për sa kohë nuk janë zbuluar e hetuar mekanizmat e mashtrimit në Bosnje. “Deri sa të bëhet kjo gjermanët nuk kanë ç’të bëjnë tjetër veçse të mënjanojnë forcat punëtore nga Bosnja, nëse nuk duan që mekanikët të trajtojnë të sëmurët, ata duhet të pengojnë që persona të tillë të hyjnë në sistem.”/DW/ ARD, Srdjan Govedarica
Fraksion.com