AktualitetEkonomiTë fundit

“Shthuret”, politika fiskale FMN: Ulja e pragut të TVSH-së nuk dha rezultat

Amendimi vit pas viti i ligjeve fiskale ka cenuar progresin që qeveria shqiptare duhet të arrinte në drejtim te të ardhurave.

Fondi Monetar Ndërkombëtar në rishikimin  e fundit të marrëveshjes me Shqipërinë vë në dukje se janë bërë përmirësime sa i përket sistemeve të informacionit dhe teknologjisë për administrimin e taksave, por nga ana tjetër sistemimi tatimor ka rënë pre e ndryshimeve të shpeshta shpesh të fokusuara në objektivat sektoriale, shkruan Monitor.

Politikat e tilla, përfshirë ndryshimet në paketën fiskale të 2019 mund të shtrembërojnë alokimin e burimeve, minojnë integritetin e sistemit tatimor, dobësojnë bazën tatimore dhe komplikojnë mbledhjen e të ardhurave, vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Për të ilustruar shthurjen e politikes fiskale Fondi merr në analizë uljen e pragut të TVSH-së

“Për shembull, ulja e pragut të TVSH-së në vitin 2018 rriti numrin e tatimpaguesve me rreth 30 për qind. Mirëpo ky numër tatimpaguesish veç sa rriti barrën mbi administratën tatimore dhe bizneset e vogla, ndërsa përfitimet në të ardhura ishin të vogla”, referon FMN në analizën për Shqipërinë.

Në mënyrë të ngjashme, futja e pragjeve tatimore të shumëfishta për Tatimin mbi Fitimin mund fragmentojë sistemin dhe të çojë në ndarjen e bizneseve.

Stafi i FMN-së u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të pezullojnë përjashtimet të mëtejshme nga taksat, teksa duhen të merren në konsiderate pezullimi i përjashtimeve fiskale të dhëna më parë.

Fondi thotë se ndryshimet në politikën tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirëmenduara. Ndryshimi i politikave fiskale duhet të marrë në konsideratë rëndësinë e stabilitetit makroekonomik dhe klimën e klima e investimeve.

Para se të ndryshojnë një ligj fiskal autoritet duhet të bëjnë analiza rë thelluara për të vlerësuar ndikimin e tyre  në të ardhura. Për më tepër, autoritetet janë këshilluar të marrin në konsideratë përgatitjen e një strategjie gjithëpërfshirëse të të ardhurave afatmesme.

Sipas rekomandimeve të Fondit Shqipëria duhet të rrisë më tej taksat mbi karbonin, makinat dhe naftën.

Baza e TVSH-së duhet të zgjerohet  mbi ilaçet, makinat , shitjet e banesave, arsimi dhe turizmi.

Fondi rekomandoi gjithashtu rikthimin e tatimit mbi të ardhurat e biznesit të vogla dhe rritjen e mëtejshme të akcizës për cigaret.

 

Fraksion.com