Rama: Edhe pse ende një mal me probleme për t’u kapërcyer….
Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes në rrjetin social Facebook me pamje nga ndryshimi i Qendra shëndetësore Kolonjë, Lushnjë
Kjo qendër ka ndryshuar tërësisht pamje, në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të këtij mandati qeverisës.
Kjo ambulancë është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi.
Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera.
Një banor i Kolonjës u shpreh se “më parë kanë qenë në kushte skandaloze, s’ mund të thoshe qendër shëndetësore. Por, tani kushtet janë shumë të mira”.
Doktoreshë Elona Andrea shprehet se “kjo qendër shëndetësore ka qenë shumë e armotizuar, pa ngrohje pa kushtet më minimale”.
“Sot është një ndryshim total me kushte më të mira pune, ambiente më të pastra, komode dhe më të bukura. Një ndryshim total”, thekson Andrea.
Ndërsa Rediana Beqiri, infermiere në Qendrën Shëndetësore Kolonjë, Lushnjë thotë se “qendra shëndetësore ka qenë shumë e amortizuar, shumë ftohtë. Tani është një ndryshim shumë i madh, ambiente më të ngrohta e të pastra e shumë komode edhe për ne”.
Qeveria shqiptare me anë të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të mandatit do t’i transformojë ato në qendra moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por edhe pajisjeve mjekësore.
Postimi i z Rama:
“MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë tjetër shembull që tregon se sa njësoj është e sotmja me të djeshmen, edhe në shëndetësi ku ka ende një mal me probleme për t’u kapërcyer, ju uroj një ditë të mbarë😊”
Fraksion.com