Targat e Provës: Nga 1 shkurti me regjistër të veçantë dhe në sistem
Targat e Provës do të jepen me regjistër të veçantë dhe në sistem që nga 1 shkurti sikurse ishte premtuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka marrë të gjitha masat që aplikimi dhe ndjekja e procedurës të bëhet në mënyrë të shpejtë dhe të saktë me qëllim shmangien e vonesave dhe abuzimit.
“Siç kishim premtuar nga 1.2.2019 TARGAT e PROVËS do jepen me procedurë të re! Ndryshimi vjen me Librin e Lëvizjes që do dokumentojë shasinë, datën, emrin e personit në timon (përgjegjësi/vartësi i subjektit)! DPSHTRR do rinovojë targat e dhëna më parë duke aplikuar kushtet e reja”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Ndryshimi lehtëson kontrollin nga Policia Rrugore dhe nga Task Forca e Transportit Rrugor, zgjidh problemin e vjetër të autorizimit të kufizuar vjetor duke e bërë automatikisht të rinovueshme të drejtën e përdorimit me blerjen e Librit të Lëvizjes (kush lëviz më pak, shpenzon më pak), rritet e drejta e përdorimit nga çdo i autorizuar/punësuar/vartës i subjektit, disiplinon në vetvete lëvizjet me këtë targë duke u bazuar te vetëdeklarimi në Librin që shoqëron targën në automjet dhe i jep seriozitet vetë Targës së Provës për një mbulim të plotë këtej e tutje me TPL nga siguracionet. Tarifat krejt ekonomike, rinovim i të gjitha targave aktualisht në përdorim ose që kishin skaduar si autorizime.
Fraksion.com