AktualitetPolitikëTë fundit

Studentët, Boçi: Lleshaj të japë llogari; Nuk e kemi ftuar në dasmë!

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Medias dhe Edukimit i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj të linte axhendën e sotme dhe të shkonte të jepte llogari se pse studentët në Universitetin Juridik janë nxjerrë me dhunë nga godina.

Përmes ironisë, Boçi tha se Lleshaj mund ta ketë parë si ftesë dasme, ftesën për të marrë pjesë në komision. Kujtojmë që në komision mungonin edhe deputetët e mazhorancës.

“Policia kaloi të gjitha kompetencat në universitete, i intimidoi dhe i rrahu studentët. Disa ishin edhe civilë aty por duhen verifikuar, ndërsa policia nuk e bën këtë. Ministri e di që është ftesë dasme ardhja në komision, kësaj i trembet ai kërkesës së llogarisë”,- tha Boçi.

Sipas deputetit të PD, forcat e policisë kanë asistuar policinë e brendshme private, por ministri Lleshaj duhet të dije se policia private rregullohet nga Ministria e Brendshme dhe nuk ka të drejtë të ndërhyjë në Universitete.

“Pra, thirret policia të vendosë rend e qetësi se e kanë prishur studentët. Pa u zgjatur shumë duke qëndruar tek akti i refuzimit të dëgjesës të ministrit i bëj thirrje të vijë me urgjencë të lërë axhendën e bla-bla blave:,- vijoi Boçi.

 

Fraksion.com