AktualitetNATO/BETë fundit

Shefi i NATO-s pret ministrin slloven Lajçák, kryesues i OSBE-së për vitin 2019

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përshëndeti të martën (29 janar 2019) ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçák për të diskutuar çështjet rajonale dhe investimet e mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm falënderoi Sllovakinë për angazhimin e saj afatgjatë në Afganistan dhe për angazhimin e  saj më të gjerë në rritjen e sigurisë së Aleancës.

Stoltenberg dhe Lajçák, si Kryetar i OSBE-së, gjithashtu diskutuan situatën në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm përshëndeti përpjekjet e vazhdueshme të Sllovakisë për të zvogëluar tensionet, për të ndërtuar besimin dhe për të lehtësuar dialogun, duke theksuar se “NATO do të vazhdojë të ushtrojë  presion ndaj Rusisë për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe për të përmbushur angazhimet e saj në Minsk”.

Në cilësinë e tij si kryesues i OSBE-së për vitin 2019, Lajçák informoi gjithashtu Këshillin e Atlantikut të Veriut për prioritetet për vitin në vazhdim. Tre fushat për veprimet e vendosura nga Presidenca Sllovake do të jenë parandalimi, ndërmjetësimi dhe zbutja e konflikteve duke u përqendruar tek njerëzit që ndikon, për të siguruar një të ardhme më të sigurt dhe për të promovuar multilateralizmin efektiv.

 

Fraksion.com