AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Një fakt tjetër për ata që nuk duan të shohin e as të degjojnë

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjes në rrjetin social Facebook me pamje nga ndryshimi i ambulancës “28 Nëntori” në Elbasan.

Kjo ambulancë është transformuar tërësisht falë programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të mandatit  dhe është një nga 80 qendrat shëndetësore të rindërtuara me themel gjatë fazës së parë të këtij programi.

Faza e dytë e këtij programi nis këtë vit me 100 qendra të tjera.

Doktoreshë Tatjana Bardhi pediatre në ambulancën “28 Nëntori”, shprehet se “kushtet kanë qenë skandal, ishte lagështi e madhe, por ka ndryshuar si nata me ditën. Është bërë rregullimi me themel”.

Një qytetar thotë se “erdhi dita që ambulanca u rregullua”.

Ndërsa Jonida Vako, infermiere shprehet se “ndryshimi është kollaj i lexueshëm që kur hyn në derë”.

“Sot kemi dhoma të ngrohta dhe mund t’i presim fëmijët e t’i zhveshim gjatë kohës që u bëjmë vaksinën pa pasur frikën se mund të na ftohen dhe sëmuren në ambientet tona”, thekson Vako.

Qeveria shqiptare me anë të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të mandatit do t’i transformojë ato në qendra moderne mjekësore jo vetëm sa i takon infrastrukturës, por edhe pajisjeve mjekësore.

 

Postimi i z Rama: 

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me bindjen që edhe faktet kokëforta s’janë dot aq kokëforta sa refuzimi i atyre që nuk duan të shohin e as të degjojnë, por ama me kokëfortësinë për të mos i hapur rrugë budallait, ju uroj një ditë të mbarë🙂”

 

Fraksion.com