AktualitetBota+Të fundit

Irani ndalon shëtitjen e qenve në vende publike në Teheran

Autoritetet në Iran kanë ndaluar shëtitjen e qenve në vende publike në kryeqytet, deklaroi të martën shefi i policisë së Teheranit.

Në një prononcim për agjencinë iraniane të lajmeve Klubi i Gazetarëve të Rinj (YJC), Hossein Rahimi tha se ata që do të shkelin urdhëresën do të gjobiten.

Sipas Rahimit, shëtitja e qenve në vendet publike, siç janë parqet dhe rrugët publike shkakton frikë mes njerëzve.

Ai sqaroi se transportimi i qenve brenda automjeteve nuk do të ndalohet.

Ditë më parë, kryeprokurori krahinor miratoi një ndalesë për shëtitjen e qenve në lagjen Lavasan të Teheranit, ku një grua ishte sulmuar nga një qen.

 

Fraksion.com