AktualitetTë fundit

Durrës: Helmohen 7 rrobaqepëse, shtrohen në spital

7 punonjëse të një rrobaqepësie janë paraqitur në urgjencën e spitalit të Durrësit me shenja helmimi.

Ato po mbahen nën kontroll, ndërsa në drejtim të subjektit fason është dërguar një autoambulancë me mjek për të vlerësuar situatën e punonjëseve të tjera dhe të ndërhyjë në rast nevoje.

Është kërkuar që inspektorët e shëndetit publik dhe të punës të verifikojnë gjendjen e punonjëseve të tjera dhe kushtet e punës në këtë subjekt.

 

Fraksion.com