AktualitetTë fundit

Autoriteti i dosjeve: Nga 1500 personalitete, 30 janë me probleme

Kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula i është përgjigjur interesit të medias lidhur me padinë e ngritur nga prokurori Bujar Sheshi, i vënë së fundi nën akuzë si ish bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

“Punën e kemi të pandikuar nga cdo gjë që ndodh. I shërbejmë vetëm ligjit. Jemi të hapur për çdo hetim, procesi ka qenë i drejtë dhe janë marrë të gjithë masat”, – tha Sula “ është shprehur znj. Sula, ndërsa apeloi publikun e mediat se mund të ndjekin rastet hap pas hapi.

“Në 1500 personalitete rreth 30 janë gjetur me probleme në sektorë shumë të rëndësishëm. Autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifikuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme.Në asnjë rast nuk  ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, kordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi.” -tha Sula.

Anëtari i KLP-së, Bujar Sheshi kallëzoi sot Autoritetin e Dosjeve në Prokurori për “falsifikim të dokumenteve”. Në kallëzimin e tij përmendet emri i Gentiana Sulës me detyrë Kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit(AIDSSH) si dhe çdo anëtari tjeter të këtij instutucioni që ka bashkëpunuar me të.

Një ditë më parë Autoriteti i Dosjeve e klasifikoi si bashkëpunëtor dhe anëtar, në dokumentat e sigurimit të shtetit, ndërsa thuhet se edhe dorëzimi i dokumente rezultonte me probleme./BW

 

Fraksion.com