Shkup: VMRO-DPMNE kërkon dorëheqjen e Zaev dhe zgjedhje të parakohshme
Dorëheqje të parevokueshme nga kryeministri Zaev, iniciativë për shpërndarjen e Kuvendit, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe qeveri teknike plot 100 ditë para zgjedhjeve.
Këto ishin kërkesat kryesore të VMRO-DPMNE-së, pas takimit të jashtëzakonshëm të Komitetit Ekzekutiv dhe atij Qendror të partisë.
Nisma për shpërndarjen e Kuvendit nga deputetët e VMRO-së do të dorëzohet të hënën, shkruan Alsat.
Kreu i opozitës Hristijan Mickoski tha se pushteti me qëllim shtyn vendimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare që të skadojë afati për shpalljen e tyre.
Por ai nuk sqaroi se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të partisë në rast se kërkesat e tyre nuk pranohen.
Fraksion.com