AktualitetPolitikëTë fundit

Nikolla e Kumbaro, nga ministre në …

Dy ish-ministret, Lindita Nikolla e Arsimit dhe Mirela Kumbaro e Kulturës tashmë janë anëtare të Komisionit Parlamentar të Medias. Ato ishin sot krah deputetëve të tjerë, duke diskutuar për problemet e arsimit.

Sot në ditën e parë të punës, ish-ministret janë ulur afër njëra-tjetrës, në cilësinë e deputetes duke marrë dhe një urim nga kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi.

Lindita Nikolla u zëvendësua në postin e Ministres së Arsimit nga Besa Shahini, ndërsa Mirela Kumbaro nga Elva Margariti.

 

Fraksion.com