Ngujimi te Juridiku, Dekani kërkesë MASR: Duam ambiente për mësim
Dekani i Fakultetit Juridik, Artan Hoxha i është drejtuar me një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku kërkon ambiente te reja për zhvillimin e procesit mësimor.
Kërkesa e Dekanit vjen, pasi një pjesë e studentëve vijojnë ngujimin në ambientet e këtij fakulteti në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe nuk lejojnë pjesën tjetër të zhvillojë procesin mësimor ne auditore.
“Ne ambientet i kemi të bllokuar jo vetëm me studentë të fakultetit tonë, të cilët në dijeninë time janë të paktë në numër, janë të shumtë ata që nuk janë të fakultetit tonë. Shpresoj nga dita e nesërme të nisë programi mësimor pavarësisht se do të jetë në ambiente të tjera.
Komunikuam me drejtuesit e Universitit të Tiranës, rektori nuk na është përgjigjur. Unë e marr dhe nuk kam komunikim me të, vetë kam folur me ministrinë e Arsimit po shikojmë mundësinë që të na vihen në diospozicion ambiente të tjera për të zhvilluar programin mësimor. Shqetësimi im akut është të nisë programi mësimor.”
Fraksion.com