Melescanu: Mbështesim ftesën për negociatat me Shqipërinë
Ministri i Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu, vend që mban kryesinë e radhës në BE, shprehet se duam që Shqipëria e Maqedonia të marrin një ftesë të qartë për hapjen e negociatave.
“Pozicioni ynë kombëtar është mbështetja e përshpejtimit të negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi në drejtim të anëtarësimit në BE, hapja e kapitujve të rinj për negociim. Ne dëshirojmë, -dhe ky do të jetë propozimi im- që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (ose që nga ky moment Maqedonia Veriore) dhe Shqipëria të marrin një ftesë të qartë prë hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Ministri i Jashtëm rumun, Melescanu thekson se “na mbeten dy vende në Ballkan, Bosnje-Hercegovina dhe Kosova, që janë në një fazë fillestare, me ta ne do të jemi gati të flasim dhe të shohim si mund të mbështeten përpjekjet e tyre europiane, nëse kjo është ajo që ato dëshirojnë në nivel qeverish dhe shtetesh në fjalë.”
Fraksion.com