AktualitetPolitikëTë fundit

Kontrolli i kufirit, reagon Salianji: Paralajmërim për institucionet dhe rikthimin e vizave

Deputeti i PD, Ervin Salianji reagoi sot përmes një postimi në facebook lidhur me  marrëveshjen ndërmjet BE dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit, e cila u diskutua në mbledhjen e komisionit të Sigurisë.

Në postimin e tij Salianji shkruan se me marrëveshjen në fjalë BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave.Deputeti demokrat thekson se kjo marrëveshje çertifikon qëndrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi.

Reagimi i demokratit Salianji vjen pas mbledhjes se Komisionit Parlamentar te Sigurisë, lidhur me marreveshjen e diskutuar. Sipas tij, “BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave”.

Salianji thekson se “Marrëveshja çertifikon qendrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi”.

Postimi i Salianjit 

Komisioni i Sigurisë diskutoi marrëveshjen ndërmjet BE dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit!

1.Qeveria tashmë edhe zyrtarisht provohet si e paaftë dhe e pabesueshme për partnerët. Qindra tonelata me drogë dhe përdorimi i Shqipërisë si vendi kryesor për tranzitin e kokainës dhe heroinës detyron BE të sjellë agjensi policore të BE për të kontrolluar kufirin.

2. Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në Rajon që detyrohet me shpejtësi për marreveshjen. Lajmi i keq që Shqipëria i ka institucionet e saj të pabesueshme per partnerët dhe kjo marreveshje konfirmon qe kufijte i menaxhon krimi dhe jo policia, lajmi i mirë është që BE po sjell trupa të specializuar për kontrollin e kufirit.

3. Marrëveshja është paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht është paralajmërim për rikthimin e vizave.
BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave!

Marrëveshja çertifikon qendrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi.

Marrëveshja është kërkuar nga BE si rast urgjence.

 

marr
Fotografia e Ervin Salianji

Frraksion.com