Greqi: Kush po i vret dëshmitarët shqiptarë të vrasjes së Zafiropoulos?
Duket se vrasja e Albert Bakos dy javë më parë, dhe vdekja e Bandiol Tushajt, një ditë më parë, po në burgun e Koridhalosit, nuk janë pa lidhje mes tyre, madje nuk mund të quhen as rastësi.
Top Channel ka mësuar se që të dy ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutoret, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea.
Emri i Bandiol Tushaj nuk ishte i pa njohur per organet greke te sigurisë.
Në momentin e arrestimit të tij, në banese iu gjetën armë automatike kallashnikovë, pistoleta, dinamit dhe qindra fishekë.
Ai konsiderohej si një ndër kokat e krimit të organizuar të mafies shqiptare në Athinë.
Tushe rezulton se ka qenë prezent në një vrasje të ndodhur në Glifadha, ku dy shtetas shqiptare ekzekutuan pronarin shqiptar të një lokali në këtë zonë, por edhe gjatë një plagosje me armë në sheshin Davaqi në lagjien Kalithea, ku sërish viktima ishte shtetas shqiptar.
Fraksion.com