AktualitetRajoniTë fundit

Goditet rrjeti greko-shqiptar i drogës

Policia greke e Kavallës goditi një rrjet greko – shqiptar të drogës duke arrestuar gjashtë persona, tre grekë dhe tre shqiptarë dhe sekuestruar një sasi marijuane.

Sipas burimeve zyrtare policore greke operacioni u zhvillua në Prefekturën e Selanikut. Sipas Policisë greke dy nga autorët akuzohen se e fusnin lëndnë narkotike në territorirn grek dhe katër të tjerë ishin përgjegjës për ruajtjen dhe shpërndajen e saj në pjesë të tjera të Greqisë.

Policia greke ka arritur të zbulojë bazën ku ruhej lënda narkotike, në një pallat në Selanik , duke sekuestruar rreth 100 kilogramë marijuanë dhe arrestuar një person. Policia greke tha se i ka bllokuar grupit që akuzohet për trafikimin e narkotikëve edhe materiale që përdoreshin për paketimin e drogës, një shumë monetare dhe një makinë që përdorej për shpërndarjen.

Sasi të mëdha marijuane vijojnë të transportohen nga Shqipëria drejt Greqisë përmes rrjeteve të trafikut të drogës që veprojnë në të dy anët e kufirit. Vetëm gjatë këtij muaji policia greke ka zbuluar 6 raste në zonën e e Epirit, fqinje me Shqipqrinë duke arrestur disa persona dhe bllokuar disa qindra kilogramë marijuanë.

Operacionet policore janë shtrirë në zonat afër kufirit tokësor shqiptaro grek dhe sipas policise greke të përfshira në raste trafikimi janë gjetur edhe gra.

 

Fraksion.com