Arben Ahmetaj merr detyrën e re; Zëvendëson Braçen
Nga dita e sotme, Arben Ahmetajn do ta shikojmë në një tjetër detyrë, atë të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.
Në mbledhjen e sotme, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj është parë i ulur në krye të këtij komisioni, i cili më parë drejtohej nga Erjon Braçe.
Braçe, la këtë detyrë pasi u zgjodh, zv/kryeministër.
Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë, diskutohet për aktin normativ të buxhetit të shtetit 2018.
Fraksion.com