AktualitetRajoniTë fundit

Zaev uron Tsipras: E përjetshme “Marrëveshja e Prespës”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, uroi homologun e tij grek pas miratimit në parlamentin e Athinës të “Marrëveshjes së Prespës”.

“Urime miku im Aleksis Tsipras, bashkë me popujt tonë shkruam historinë fitimtare. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, qofshin të përhershme paqja dhe progresi në Ballkan dhe Evropë”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.

Marrëveshja për emrin Maqedonia e Veriut u miratua me 153 vota pro e 146 kundër, ndërkohë që 8 deputetë të parlamentit i janë bashkuar SYRIZA-s me votë ‘pro’.

 

Fraksion.com