AktualitetLife StyleTë fundit

Situata ekonomike në vend, Mamaqi: Ndryshimi nuk vjen nga idiotët!

Aktori Ermal Mamaqi i ftuar në emisionin “360 Gradë” të Artur Zhejit, tha se ndryshimi tek shqiptarët nuk vjen duke mos reaguar. Sipas tij, ndryshimi vjen nga njerëzit që e suksesshëm; mendojnë çfarë duan dhe si ta marrin.

“Unë besoj që fillimisht, ndryshimi nuk ka për të ardhur nga njerëzit që nuk kanë bukë të hajë.  Po flasim për masën e madhe që ka bukë të hajë , ka celular, ka lekë dhe rrinë si idiota, si parazitë dhe nuk gjejnë rrugën drej suksesin, por viktimizohen, duan të marrin pa paguar.

Nuk do vijë ndryshimi nga ata që nuk kanë bukë. Këta të tjerët duhet të ndryshojnë. Ne po flasim që njerëzit nuk dinë e para të mendojnë. Kanë një problem dhe rrinë e presin. Nëse ke një problem, organizohu, bëj diçka. Njerëzit e suksesshëm; mendojnë çfarë duan dhe si ta marrin dhe njerëzit e pasuksesshëm mendojnë çfarë nuk kanë dhe kush e ka fajin”, tha Mamaqi.