AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Kam një kartolinë për ata që thonë se shëndetësia s’ka ndryshuar

Qendra Shëndetësore Kutalli në Berat është një ndër 80 qendrat e rehabilituara gjatë fazës së parë të Programit Kombëtar të 300 Qendrave Shëndetësore.

Ajo i është nënshtruar programit të rehabilitimit duke u transformuar rrënjësisht me kushte moderne.

“Këtu ishte lagështirë, të tëra i kishte. Ftohtë ishte. Tani që është rregulluar qendra shëndetësore vijmë me qejf”,  thotë një qytetar.

Ndërsa teknikja e laboratorit, Redona Kerri tha se “lagështia ishte problemi i parë që na shqetësonte. Kishte pacientë që nuk dëshironin të trajtoheshin në ato kushte që ishin. Ndërsa sot pacientët janë të kënaqur për ambientin.

Kurse doktor Lorenc Krimçe tha se edhe personeli ndjehet më mirë me këto kushte. “Nuk kishim kushte optimale për cilësi të shërbimit shëndetësor në zonën tonë. Disa pacientë që kanë ardhur para disa muajsh, fillojnë dhe na urojmë. Me këto kushte si mjekë, si infermierë, ndjehemi shumë herë më mirë”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga rehabilitimi i kësaj qendre, një kartolinë sipas tij, për ata që thonë asgjë s’ka ndryshuar në shëndetësi.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe me këtë kartolinë për ata që thonë asgjë s’ka ndryshuar në shëndetësi, duke i siguruar të gjithë se e di mirë se sa shumë ka akoma për të bërë, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan Rama.

 

Fraksion.com