AktualitetKosovaTë fundit

Ndryshimi i kufirit? Edita Tahiri: Mogherini ka shkelur parimet evropiane

Një shkelje të parimeve evropiane e cilëson Edita Tahiri, ish-ministre e Jashtme dhe ish kryenegociatore e Kosovës në negociatat me Serbinë.

“Kur unë kam qenë kryenegociatore BE ka qenë me qëndrime unike. Tanimë duhet ndarë Mogherini nga BE. Mogherini duke hapur temën e kufijve ka shkelur parimet evropiane në Ballkan” , tha ajo në studion e “Top Talk”.

E pyetur se pse e bën një gjë të tillë Mogherini, Edita Tahiri thotë se nuk ka një shpjegim duke shtuar se “Deri në maj të 2018-s, edhe Mogherini ishte kundër kësaj çështje. Madje ka ndërhyrë në disa diskutime sekrete të Thaçit dhe Vuçiç duek i ndalur. Por edhe tani ajo është tërhequr. Çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë”.

 

Fraksion.com