Marrëveshja e Prespës, Rama: Urime Tsipras e Zaev!
Kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe ministër i Jashtëm ka përshëndetur miratimin e Marrëveshjes së Prespës nga ana e parlamentit grek. Në një postim në “Twitter” ku i drejtohet homologëve të tij Tsipras dhe Zaev, Rama iu shpreh respektin dhe urimet e tij për këtë marrëveshje siç e quan ai historike.
“Sërish respekte dhe urime për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev për marrëveshjen e tyre historike dhe dhënien fund të konfliktit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ishte e vështirë dhe do të prodhojë ende politikë të vjetër lokale por është realizuar shumë mirë miqtë e mi”, shkruan Rama ndër të tjera.
Fraksion.com