AktualitetTë fundit

Kërkoi favore seksuale; Apeli lë në burg gjyqtarin e Fierit

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për gjyqtarin e Fierit, Roland Hysi dhe psikologen Elona Meçani.

Ata u përfshinë në një skandal pak javë më parë pas një investigimi të një emisioni ivestigativ dhe denoncimit të një nëne të divorcuar, e cila kishte deklaruar se gjyqtari i kishte kërkuar seks dhe para’ për t’i dhënë kujdestarinë e vajzës.

Psikologia Meçani luante rolin e sekseres.

Të dyshuarit akuzohen për veprat penale “korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

 

Fraksion.com