Haradinaj: Thaçi ka të drejtë, në qershor mund të hiqen vizat
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së rregullt të Qeverisë ka folur sërish për liberalizimin e vizave.
Ai ka thënë se muaji i qershorit është mundësi për liberalizim të vizave, duke shtuar se presidenti Thaçi ka të drejtë.
“Sa i përket liberalizimit, presidenti ka të drejtë, qershori është opsion real, por jemi marr vesh mos me fol shumë. Unë pres edhe më herët të ndodhë, pasi shumë gjëra kanë ndryshuar pas qëndrimit të Berlinit”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe, Thaçi ka thënë se në Forumin Ekonomik të Davosit është takuar me Komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn, dhe kanë rënë në konkludim të përbashkët se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe standardet për heqjen e regjimit të vizave nga Bashkimi Evropian.
Fraksion.com