Dy “skifterët” arrestohen në Lushnje
Përfundojnë në pranga pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje dhe ishin dënuar me burg edhe me vendim gjykate, njëri që në vitin 2015 dhe tjetri që në 2018.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe Lushnje, bëjnë me dije se ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim A.T, 26 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me Vendimin e datës 02.04.2015, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje”.
Po ashtu është ndaluar edhe shtetasi me iniciale E.K, 24 vjeç, banues në Berat.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me Vendimin e datës 19.07.2018 ka vendosur masçn e sigurimit “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhjes” parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
Fraksion.com