Deputeti britanik, telefonata misterioze me një numër shqiptar
Deputeti konservator britanik Johnny Mercer zbulohet të ketë paguar rreth 1 mijë paund, pas hetimeve që zbuluan shpenzime të pajustifikuara të telefonatave të bera prej tij.
BBC raporton se në mesin e telefonatave misterioze është edhe një numër shqiptar. Mbikëqyrësi i shpenzimeve të deputetëve IPSA shqyrtoi një ankesë lidhur me faturat e telefonave të deputetëve, përfshi këtu edhe konservatorin Johnny Mercer.
Nga verifikimet rezulton se pjesa më e madhe e thirrjeve telefonike nga Mercer, që përfshijnë koston prej 466 paund, janë bërë me një numër në Shqipëri.
Telefonatat janë zhvilluar përgjithësisht në orët e natës dhe i takojnë muajit mars të vitit 2016.
Vete deputeti mohon tëketë zhvilluar të tilla telefonata, si dhe të ketë bërë një shpenzim kaq të madh për telefonata, duke thënë se beson qe numri i tij është hakeruar nga persona të tjerë, që kanë abuzuar.
“Nga verifikimet u gjeten rreth 65 thirrje telefonike që zgjasin nga 1 deri në 30 minuta në të njëjtin numër shqiptar më 20 mars dhe orët e hershme më 21 mars, në shumën prej 466 paund”- citon BBC.
Fraksion.com