AktualitetTë fundit

Audiopërgjimi: Studentët i kërkojnë rektorit Koni të lirojë ambientet me polici

Disa studentët të Fakultetit të Drejtësisë kanë kërkuar sot nga rektori, Mynyr Koni që ti japë zgjidhje problemit të krijuar në këtë universitet.

Një pjese e studentëve janë ende të ngujuar, ndërkohë që një pjesë tjetër kërkon nga rektori që të mundësojë lirimin e ambienteve të universitetit duke përdorur forcat e rendit.

Në një bisedë audio të regjistruar nga studentët, dëgjohet një vajzë e cila i kërkon rektorit që të firmosë kërkesën dhe të lirojë sallat e fakultetit, duke përdorur Policinë e Shtetit.

Ndërkohë që rektori dëgjohet të thotë se është në pritje të takimit me studentët, ndërkohë që nuk shprehet nëse do të kërkojë lirimin e ambienteve me forcat e rendit.

Biseda audio

Studentja: Përderisa ju erdhët sot në Fakultetin e Drejtësisë, na premtuat dhe erdhët në orën do të bënit një zgjidhje të menjëhershme. Na premtuat madje që nëse arrihet të hapet dera, ne do bënim mësim.

Atëherë siç e patë grupi i protestuesve, grupi i të ngujuarve nuk ju priten në fakultet. Si e mendoni ju dhe si keni kaq besim që ata do vinë në rektorat, do bisedojnë me ju dhe do jetë një përgjigje shumë pozitive nga ata, ndërkohë që jemi këtu me të gjithë stafin akademik dhe të Fakultetit të Drejtësisë, juve ju mjafton vetëm një nënshkrim që policia private apo policia shtetërore të futet dhe të hapë këtë derë.

Mynyr Koni: Siç ju thash dhe pak më parë, unë jam në pritje të takimit me studentët.

 

Fraksion.com