AktualitetLife StyleTë fundit

Rrëfimi i mafiozes shqiptare: Kam ba shumë gjana, por s’jam….

Gazetari spanjoll Davide Beriarin në dokumentarin e tij rreth mafies shqiptare flet me një femër, që dyshohet se është Denis, një prej drejtueseve të mafies  së rrezikshme. Ajo thotë se kësaj rruge i ka hyrë vetëm për para. Ndërkohë, flet për rregullat e forta që mbajnë në këmbë një nga organizatat më të sofistikuara kriminale. Gazeta Shqip ka mundur që të zbardhe intervistën që dyshohet se është e femrës së quajtur Denis. Gruaja thotë  se nuk është penduar në asnjë momentet, pavarësisht asaj që ka bërë. Mafiozja shqiptare tregon se gjithçka e ka bërë për interes të parave.

“Arsyeja e parë është se kemi lindur në fukarallëk nga komuizmi. Prindërit tanë vetëm kanë punuar prej nate deri n’dark. Nuk kanë  pas drejt me erdh te shpia me tu smur një fmi.  Kan punë 7 ditë të javës në 7 dit kena pas drejt me marrë 100 gram buk edhe gjithçka ishte me rracion. Kena mbajt dhi, po ku i kena mjat. I kena mjat n’tok, në një hdhomë  që baba jeme vente, hapte i dhom nt’ke sepse vinte kontrolli ta merrtesepse nuk ishte e jotja. E jotja s’ka ken as jeta jote që ta ka dhanë  i madhi Zot. Unë kam kene prej 10 vjece që ka fillu demokracia deri 15 vjece gjithçka që kam pa me sy, nuk e kam ble me lek…edhe  vetëm një objektiv kisha, njhë gjë me e cu tek shpia, me ken e jemja”,  rrëfen gruaja.

Më pas trafikantja tregon se ka emigruar jashtë menjëherë pasi janë hapur kufintë

“U hapën kufijtë dhe ne kena qenë si ata qent e lidhun. Unë personalisht si shumë shqiptar që jena t’ndam, kena ik në rradh t’parë”, vijon të tregojë.

Gazetari ka shkuar në Kashnjet të Lezhës, ku ka biseduar me një familje. Gruaja e marrë në intervisë flet për varfërinë që përjeton dhe se është martuar nga i ati.

“Unë vij prej një familje prej Kashnjeti. Jam e martume. M’ka martu baba si gjith tjert maa…. Një familje fukaraji, me halle kena qen gjithmonë. Kushtet e mira i kena provu kurrë”, thotë ajo.

Pastaj në dokumentar futet përsëri, e ashtuquajtura prej gazetarit, Denis. Ajo flet rreth rregullave të forta të mafies.

“Për gjitha gjanat  që kam ba, edhe… ta din mir se kam ba gjana. Pavrsisht se s’du me u thanë se ca kam ba, , nuk jam e pendume. E kam ba për interes të lekve, për me jetu ma mirë. Domethanë,  në qoftë se e ke kuptu, don me hy me ba diçka, edhe nu econ deri në fund, do me thanë se t’i nuk e ke kuptu sistemin  ku ke hi dhe nuk e ke kuptu se me kë ke me t’ba. Njashtu funksionojnë”, e mburr rrëfimin për gazetarin Denis./shqip

Fraksion.com