AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shqipëria njeh Guaidon si presidentin e Venezuelës

Shqipëria i është bashkuar qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke njohur liderin e opozitës Juan Guaidó si Presidenti të Përkohshëm të Venezuelës.

Në një psotim në twitter, kryeministri Edi Rama shkruan: “Në emër të popullit të  Shqipërisë dëshiroj që Juan Guaidó dhe venezuelanët e guximshëm të kenë sukses në triumfin ndaj paligjshmërisë që e ka kthyer vendin në ferr për popullin e vet”.

Ndërkohë edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi.

Guaidó u betua për një mandat të dytë ne fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.

Guaidó, bëri thirrje për protesta masive kundër qeverisë së Nicolas Maduro, ndërsa shpalli veten si udhëheqës të përkohshëm ditën e mërkurë në Karakas.

Deri më tani nga protestat kundër Maduros ka shkaktuar vdekjen e 4 personave.

 

Fraksion.com