Protesta e studentëve; Sot para Parlamentit
Ndryshe nga dje që zgjodhën godinat e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për të protestuar, studentët sot do të marshojnë sot përpara Parlamentit, teksa deputetët do të jenë në seancë plenare.
Mbledhja e studentëve do të nisë para fakultetit në orën 8:30 dhe do të bashkohen të gjithë para parlamentit në orën 10:00.
Studentët vazhdojnë ti qëndrojnë kauzës së tyre për plotësimin e 8 kerkesave, për arsim cilësor.
Mesa duket vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën të shuajnë protestat e studentëve.
Fraksion.com