Ngordhje masive e kuajve të egër; Shkak temperaturat e nxehta
Një valë ekstreme e të nxehtit në Australi ka çuar në ngordhjen e më shumë se 90 kuajve të egër në periferi të shtetit, thanë autoritetet.
Policia gjeti kafshët e ngordhura në një pellg të tharë pranë Alice Springs, në Northern Territory, javën e kaluar.
Autralia ka përjetuar dy javë me temperatura ekstreme të nxehtësisë, që ka thyer çdo rekord.
Të enjten, qyteti i Adelaide ‘përjetoi’ temperaturën më të nxehtë ndonjëherë 46.2 gradë Celcius, duke thyer rekordin e vendosur në vitin 1939.