Ndahet kufiri i liqenit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi
Ndahet me anë të bovave të reja kufiri i liqenit të Shkodrës me malin e Zi. Lajmi është bërë i ditur sot nga Ministria e Brendshme, ku me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.
Nëpërmjet këtyre bovave përcaktohet edhe vizualisht kufiri në liqenin e Shkodrës mes Shqipërisë e Malit te Zi.
Vendosja e bovave të reja bëhet pas një komunikimi të vijueshëm nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin, me palën kufitare të Malit të Zi.
Gjatë ditës së sotme, me ndihmën e helikopterit të Forcës Ajrore si dhe të Repartit të Hidrografisë të Ministrisë së Mbrojtjes, filloi operacioni për vendosjen e tyre në kufirin e liqenit të Shkodrës.
Kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të zi në Liqenin e Shkodrës, e ndajnë 21 bova, të cilat për shkak të kushteve atmosferike u dëmtuan dhe nuk ekzistonin prej vitesh.
Fraksion.com