Matteo Salvini rrezikon deri në 15 vite burg; Rihapet çështja “Diciotti”
Gjykata e Katanias hedh poshtë vendimin e marrë pak kohë më parë nga Prokuroria Italiane për arkivimin e procesit gjyqësor kundër Ministrit të Brendshëm Matteo Salvini duke bërë kështu që të rihapet çështja e emigrantëve të anijes “Diciotti”.
Tre gjykatës së Gjykatës së Katanias të zyrës së çështjeve ministrore kanë firmosur urdhrin e mbërritur sot në Ministrinë e Brendshme italiane , i cili vë nën hetim Matteo Salvinin me akuzën “sekuestrim i rëndë personi ndaj 187 emigrantëve të kombësive të ndryshme” që më datë 20 gusht të 2018 në bordin e anijes “Diciotti” mbërritën në portin e Katanias.
“Duke abuzuar me fuqinë e tij institucionale, ministri Salvini ka mohuar të drejtat njerëzore të 187 emigrantëve të anijes së rojes bregdetare italiane”, thuhet në urdhrin e Gjykatës së Katanias.
Sipas Kushtetutës italiane, dënimi i përcaktuar nga kjo akuzë shkon nga 3 deri më 15 vite burg.
“Mbrojta e kufijve dhe mbrojtja e sigursisë së qytetarëve italianë, për mua vijnë para gjithçkaje. Nuk është kjo një e drejtë e imja por një detyrim i imi si Ministër”, ka replikuar Matteo Salvini.
“Neni 52 i Kushtetutës italiane thotë se mbrojta e atdheut është detyrë e shenjtë e çdo qytetari e aq më shumë kur ai është Ministër” tha ai.
“Unë nuk ndryshoj asnjë centimetër qëndrim në idenë time, pasi dua të mbroj atdheun tim, e të mbroj jetë njerëzish. Në Itali nuk do të zbarkojë më askush. Jo më barka, gomone, anije, skafistë, trafikantë, miqtë e dikujt, organizata humanitare etj. Nuk zbarkon më askush në brigjet italiane”, ka deklaruar ai.
Ministri Matteo Salvini është senator i parlamentit italian e i takon tashmë dhomës së Senatit të marrë vendimin për heqjen e mandantit e dorëzimin e çështjes kundër tij tek autoritetet e drejtësisë.
Fraksion.com