Erdogan Maduros: “Qëndroni fort, ne jemi në anën tuaj”
Sipas një deklarate nga zyra e Presidencës turke Rexhep Tajip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro disa orë më parë.
Gjatë bisedës mes tyre, Tayip Erdogan ndër të tjera mësohet ti ketë thënë Maduros: “Vëllai im Maduro, qëndro në këmbë.Ne jemi pranë jush. ”
Ndërkohë zyrtarët e SHBA po bëjnë thirrje për largimin e presidentit venezuelas Nicolas Maduro.
Presidenti Donald Trump njohu kreun e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, duke e rritur presionin ndaj presidentit Nicolas Maduro.
Në një deklaratë, Presidenti Trump tha se do të përdorte “peshën e plotë të fuqisë ekonomike dhe diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të bërë trysni në favor të rivendosjes së demokracisë venezueliane”. Ai inkurajoi qeveritë e tjera në hemisferën perëndimore që edhe ato të njohin zotin Guaido.
Mijra protestues antiqeveritarë demonstruan në rrugët e Karakasit të mërkurën, si pjesë e një proteste mbarëkombëtare për të rrëzuar presidentin Nicolas Maduro.
Fraksion.com