E drejta e azilit e BE vlen ende për Britaninë e Madhe
Deri në Brexit Britania e Madhe do të jetë pjesë e BE dhe do të mbetet me këtë pjesë e politikës së përbashkët të azilit. Tingëllon e natyrshme, por këtë e konfirmoi zyrtarisht Gjykata Evropiane e Drejtësisë.
Gjykatësve iu desh ta trajtonin këtë problematike në një mosmarrëveshje për kompetenca midis Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe për dy azilkërkues dhe fëmijën e tyre. Çifti kishte kryer studimet në Britaninë e Madhe. Kur mbaruan vizat e tyre, ata kërkuan azil në Irlandë.
Vlen”Dublin III”
Autoritetet irlandeze tërhoqën vëmendjen në të ashtuquajturën Direktivë-Dublin-III, me të cilën BE rregullon ndarjen e kërkesave për azil. Sipas kësaj, kompetente për familjen e vogël është Britania e Madhe. Për shkak të Brexitit të planifikuar, personat e prekur donin që kërkesat e tyre të shqyrtoheshin në Irlandë. Gjykata e Lartë në Irlandë i kërkoi paraprakisht sqarim Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për rrethanën se cilat janë pasojat e procedurës së Brexitit për sistemin e azilit.
Gjykatësit kujtuan raste të tjera vendimesh gjyqësore, në bazë të të cilave kërkesa britanike nuk ka efekt mbi përdorimin e së drejtës së BE. Por Irlanda mund ta merrte përsipër vullnetarisht procedurën e azilit.
Fraksion.com