Baza e NATO-s në Shqipëri, Xhaçka: Rëndësi për sigurinë kombëtare dhe rajonale
“Investimet e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës është me rëndësi jo vetëm për sigurinë kombëtare, por edhe rajonale”, deklaroi sot Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në një konferencë të përbashkët me Komandantin e Komandës Ajrore të NATO-s, Gjenerali Tod Wolters.
Vizita e Komandantit në NATO-S, në Shqipëri vjen në kuadër të 10-vjetorit të Shqipërisë në NATO, 70-vjetorin e krijimit të Aleancës si dhe për investimin e NATO-s në Bazën Ajrore të Kuçovës, gjatë 5 viteve të ardhshme.
Në fjalën e saj, Ministrja Xhaçka tha se kjo ngjarje përkon me 10 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe me 70 vjetorin e krijimit të aleancës, e nisim më një vizitë kaq të rëndësishme dhe me një lajm kaq pozitiv siç është fillimi i zbatimit të paketës që NATO ka vendosur të zbatojë në Bazën Ajrore të Kuçovës.
“10 vjet, pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, vendi ynë është jo vetëm një anëtarë i denjë, por dhe një vend i sigurt, ku aleanca ka vendosur të investojë kapacitetet e saj”, tha ajo.
Po ashtu, Xhaçka theksoi se Baza Ajrore e Kuçovës do jetë së shpejti një bazë e NATO-s, një projekt sa ambicioz aq dhe i rëndësishëm jo vetëm për sigurinë tonë kombëtare, por mbi të gjitha për sigurinë rajonale.
“Për të konfirmuar seriozitetin e qeverisë në këtë projekt, Ministria e Mbrojtjes ka autorizuar Agjencinë e NATO-s për Prokurimet dhe Mbështetjen në SPA, për hartimin e master planit për bazën e Kuçovës me standarde të kërkuara nga aleanca. Ky master plan i hartuar nga agjencia e specializuar e NATO-s, do të jetë gati brenda pak muajsh duke i hapur rrugë fillimit sa më shpejt të punimeve në terren, që sipas afateve të parashikuara mund të jetë në krye të këtij viti”, tha ajo
Më tej, Ministrja shtoi se “demonstrimi që pamë sot nga disa komponentët ajror të NATO-s, i pari në historinë e vendit tonë, tregon qartazi fuqinë teknologjike më bashkëkohorë të aleancës në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe të vlerave dhe të parimeve të saj. Vizita e Komandantit të Komandave Ajrore të NATO-së është po ashtu një dëshmi e qartë e vëmendjes dhe angazhimit të aleancës dhe të SHBA për Shqipërinë dhe vetë Ballkanin Perëndimor”.
Gjithashtu Xhaçka shtoi se “këto zhvillime në bashkëpunim me Aleancën e Atlantikut të Veriut rrisin besimin, por edhe përgjegjësinë për të vazhduar me maturi angazhimin dhe kontributin tonë në arkitekturën e sigurisë së rajoni. Shqipëria këtë vit është angazhuar në një sërë nismash për sigurinë rajonal dhe ne bashkëpunim me fqinjët tanë në NATO-s, ne do të vazhdojmë të promovojë një politikë për të zgjeruar gjurmën e stabilitetit dhe të sigurisë kolektive”.
“Kjo është e vetmja rrugë për të demonstruar qartë që vlerat ero-atlantike janë zgjidha por dhe zgjedhja e vetme për Ballkanin Perëndimor”, përfundoi ministrja.
Fraksion.com