Rama i delegon detyrën Gent Cakajt i dorëzon dekretin e Metës
Një ditë pas betimit të tij nga presidenti Ilir Meta, në postin e Ministrit të Jashtëm, kryeministri Edi Rama ia ka deleguar këtë detyrë Gent Cakajt, zv/ministrit të Jashtëm.
Pasi mori fjalën para të pranishmeve, kreu i qeverisë tha se ky ishte fjalimi më i shkurtër i jetës së tij.
“Fjala më e shkurtër e jetës time. Unë nënshkruari Edi Rama në funksionon e kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, i delegoj zotit të Gent Cakaj, zv/ministër për Punët e Jashtme, detyrën e drejtimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme”, tha Rama.
Fraksion.com