Skënder Gega deri në 2020 trajneri i Partizanit
Klubi i Partizanit ka rinovuar kontratën me trajneri Skënder Gega deri më 2020.
Lajmi u konfirmua nga vetë klubi në një postim në faqen zyrtare në Facebook.
Tekniku 55-vjeçar dhe Partizani nënshkruan sot (22 janar) kontratën, që do jetë e vlefshme për rreth 1 vit.
Gega mori drejtimin e ekipit në fillim të këtij sezoni futbollistik.
“Përgjatë gjysmës së parë të Kategorisë Superiore regjistroi një ecuri mjaft pozitive, duke siguruar edhe titullin simbolik “Kampion i Dimrit” në përfundim të dy fazave të kampionatit,” shkruan Klubi.
Fraksion.com