AktualitetTë fundit

Shkarkohet kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro; Vjen Qato në vend të tij

Afrim Qendro, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar është shkarkuar nga ky post ditën e sotme. Mësohet se në vend të tij do të emërohet Sonila Qato.

Shkarkimi i tij vjen pas publikimit të skandalit të kompanisë “DH Albania” e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madh” me dokumente të falsifikuara.

Ditën e djeshme u shkarkua Klodian Gradeci, drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, ndërsa në vend të tij erdhi Skerdi Drenova.

Kujtojmë që, pak ditë më parë Gradeci u mor në pyetje nga prokuroria së bashku me kreun e  ARRSH-së Afrim Qendro në lidhje me skandalin e firmës “DH Albania”.

Fraksion.com