AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: “Ditë të mbarë”; Si këto do keni plot 300, brenda këtij mandati

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje të transformimi të jashtëzakonshëm të qendrës shëndetësore në Haxhias Elbasan.

Në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të këtij mandati qeverisës, ambulanca në Haxhias Elbasan është rindërtuar nga e para.

Enea Belicari doktor pranë ambulancës Haxhias, Elbasan shprehet se “një vit më parë kushtet nuk ishin të përshtatshme për të kryer vizita dhe shërbime ambulatore që ne ofrojmë”.

“Tani me kushtet e reja është kënaqësi si për ne edhe për pacientin kur vjen të marr shërbimin mjekësor dhe për ne që e japim këtë shërbim mjekësor”, thekson Belicari.

Një banor nga Haxhias thotë se “para një viti kushtet kanë qenë të vështira, ka pasur lagështi dhe muret ishin të shkatërruara. Sot vizitat bëhen të rregullta dhe kushtet janë më të pastra”.

Florina Alla, infermiere në ambulancën Haxhias Elbasan, tha se “kushtet kanë qenë katastrofë me lagështirë, myk,. Si infermiere e re ndihem e privilegjuar që kam fatin të punoj me këtë lloj personeli dhe në këto kushte”

Postimi i a Rama:

“MIRËMËNGJES 😃

dhe duke ju kërkuar të mos mërziteni, se do keni plot 300 nga këto brenda këtij mandati, ju uroj një ditë të mbarë 😊”, shkruan Rama në Facebook.

 

Fraksion.com