Mësuesja e seksit tërhiqet për Trumpin; I kërkon falje biznesmenit rus
Modelja dhe instruktorja e seksit nga Bjellorusia, Anastasia Vashukevich, e cila kishte thënë një vit më parë se kishte prova për përfshirjen e një biznesmeni e deputeti rus me fushatën e zgjedhjeve presidenciale të Trump në SHBA, duket se është tërhequr nga këto deklarata, duke mos lënë më asnjë mundësi për t’u marrë në pyetje në Amerikë.
Ajo u arrestua në Tajlandë bashkë me nëntë shtetas të tjerë rusë, dhe është mbajtur në burg deri tani për akuzën e prostitucionit, në kurset që ajo i quante “seanca stërvitore seksi” dhe ku thoshte se punonte si instruktore.
Teksa arrestohej, ajo publikoi një video në Instagram ku i lutej gazetarëve amerikanë që ta ndihmonin. “Jam gati të ofroj prova për lidhjet e ligjvënësve rusë me Trump, Manafort e pjesën tjetër. Di shumë gjëra. Jam në pritje të ofertave tuaja”, tha ajo një vit më parë.
Ndërsa këtë herë, në një gjykatë të Moskës, i kërkoi falje biznesmenit rus që e kishte quajtur si të përfshirë dhe premtoi se nuk do të fliste më për këtë temë.
quajtur si të përfshirë dhe premtoi se nuk do të fliste më për këtë temë