Afganistan, mbi 100 të vrarë në një sulm të talebanëve
Në Afganistan, kryengritësit talebanë kryen të hënën një sulm madhor me bombë dhe me armë, në një bazë ushtarake në pjesën qendrore të vendit.
Zyrtarët thanë në sulm janë vrarë 126 persona të personelit të sigurisë.
Ata thanë se sulmi ndodhi të hënën në mëngjes, në provincën Wardak, rreth 50 kilometra larg Kabulit.
Edhe zyrtarët e shëndetësisë konfirmuan për Zërin e Amerikës, se ambulancat transportuan dhjetra viktima, në mesin e tyre shumë të vrarë, për në spitalet lokale.
Talebanët morën përgjegjësinë për organizimin e sulmit vdekjeprurës.
Fraksion.com