AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Për ata që nuk i kanë sytë në ballë

Kryeministri Edi Rama  në kuadër të programit për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore deri në fund të këtij mandati qeverisës, publikoi sot pamje të  këtij transformimi.

Pamjet i takojnë ambulancës në Tresh në Lezhë e cila është rindërtuar nga e para.

Për doktor Gjon Lleshin, “është kënaqësi të punosh në këto kushte dhe t’u shërbesh pacientëve”.

Ndryshimi është kolosal, shprehet Dorina Keqi, infermiere në këtë qendër. “Më parë të kapte tmerri kur hyje këtu, sidomos në kohë të keqe ishte e pamundur të punoje normalisht. Sot pacientët ndihen më të sigurt kur hyjnë në ambulancë për të marrë shërbimet”, tha ajo.

Edhe për qytetarët nuk ka asnjë krahasim mes gjendjes në të cilën ndodhej ambulanca 5 muaj më parë dhe kushteve europiane që është sot.

Rama iu përgjigjet kështu të gjithë atyre që pretendojnë se nuk ka ndryshim në shëndetësi.

“MIRËMËNGJES 😃

dhe duke ju rrëfyer se kur thonë që shëndetësia ka shumë probleme, më duket gjëja më normale, po ama kur thonë që s’ka ndryshim e kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në ballë, ju uroj një javë të mbarë 😊”,shkruan Rama.

 

 

Fraksion.com