Homazhe për 21 janarin; Rama me familjarët kurora në Bulevard
Kryeministri Edi Rama deputetë të Partisë Socialiste, familjarë të viktimave dhe qytetarë të shumtë zhvilluan sot homazhe për viktimat e 21 Janarit në bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Me heshtje, lot në sy dhe karafila të kuq në duar, ata përkujtuan 8-vjetorin e ndarjes nga jeta të 4 protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Bashkë me kryeministrin, ministra e deputetë u përkulën për të vendosur lule në pllakat përkujtimore, që ndodhen në vendet ku ata u vranë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë.
Sot shënohen tetë vite nga 21 Janari 2011, dita kur gjatë një proteste të Partisë Socialiste, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë u vranë katër protestues nga Garda e Republikës.
Gjatë protestës së 21 janarit të 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.
Fraksion.com