Këshilli Kombëtar i PD: Zgjidhen sekretarët e partisë (Emrat)
Në një kohë kur sot Këshilli Kombëtar i PD votoi për drejtuesit e rinj, janë shpallur emrat fitues për sekretarinë.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu Jemin Gjana prezantoi listën e fituesve.
Mësohet se Gazmend Bardhi do të jetë Sekretar i Përgjithshëm, i cili siguroi 277 vota përballë Dorian Teliti, që mori 44 vota dhe Sahit Dollapi, që u zgjodh në postin e Sekretar për Çështjen Zgjedhore siguroi 258 vota, ndërsa Lulzim Omuri 60 vota si dhe 10 u shpallën të pavlefshme.
Në postin e Sekretarit për Çështjen Zgjedhore do të jetë Ivi Kaso, me 221 vota, duke mundur kështu Dorian Gjomarkajn, që siguroi 100 vota. Ndërkohë, Ervin Minarolli u zgjodh Sekretar për Burimet Njerëzore me 278 vota, ndërsa Çlirim Gjata u zgjodh Sekretar për Çështjet Ligjore me 284 vota përballë Marinela Ziut, e cila mori 37 vota.
Fraksion.com